Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent zgjedhor, për përzgjedhjen e organeve qeverisëse të Odës Ekonomike Kosovës (OEK), proces në të cilin morën pjesë mbi 1800 anëtar të Odës Ekonomike, në bazë të parimit një anëtarë një votë, nga të gjitha shoqatat sektoriale si dhe nga njësitë rajonale të Odës, sot u zgjodhën strukturat drejtuese, përkatësisht organet e Odës Ekonomike të Kosovës.
Procesi zgjedhor u kurorëzua me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili njëherit ishte kandidati i vetëm për Kryetar.
Rukiqi ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për 1 vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vite në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vite si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, 4 vite kryesues i Bordit të Drejtoreve të KEK-ut, anëtarë i bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues dhe bashkëpronar në kompaninë “Trosha”.
Në fjalimin e vet para delegateve kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës u zotua për partneritet të fuqishëm me bizneset dhe sektorin privat në përgjithësi për përfaqësim të denjë të zërit të tyre në raport me institucionet vendimmarrëse në vend dhe partneret ndërkombëtar.
“Objektivat kryesore në mandatin 4 vjeçar do të jenë të fokusuara në mbulimin e hendekut të krijuar nga paaftësia e institucioneve për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përkatësisht duke u fokusuar në përkrahjen dhe promovimin e eksportit, harmonizimit të nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo – arsimor si dhe digjitalizimin e ekonomisë konform trendëve globale”, tha Rukiqi.
Kuvendi i ri i Odës Ekonomike të Kosovës falënderoi angazhimin e strukturave të kaluara drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës për zhvillimin e saj, veçanërisht Kryetarit të OEK-ut Safet Gërxhaliu.
Përveç kryetarit, Kuvendi i ri i Odës ka 71 anëtarë i cili zgjodhi edhe Këshillin e Ri Drejtues me përbërje nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.
Po ashtu, zgjodhi Këshillin Mbikëqyrës dhe Sekretarin e Përgjithshëm Parim Bajrami. Të gjitha strukturat drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës janë zgjedhur për mandat 4 vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi