Beqiri porosit PDK-në: Ndalni gënjeshtrat, kot e keni

Beqiri, në një prononcim për ORAinfo, ka mohuar se zyrtarë të LDK-së të jenë takuar ndonjëherë me ata të PDK-së.
“Këto janë të pavërteta dhe PDK-ja dhe zyrtarët e saj janë në iluzione. PDK vazhdon ta gënjejë opinionin”, ka thënë Beqiri.
Ai ka sqaruar se LDK nuk bënë në asnjë rrethanë koalicion me PDK-në.
“Ne kemi një marrëveshje, asaj do ti përmbahemi deri në fund”.
Beqiri në fund ka porosit PDK-në që të përmbahet kur përmend subjektin e tij për koalicion.
“Një porosi për PDK-në, ndalni gënjeshtrat, kot e keni”, është shprehur Beqiri. /ORAinfo/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































