LAJMI I FUNDIT:

Beneti i plagosur në atentatin e Munihut zgjohet nga koma

Beneti i plagosur në atentatin e Munihut zgjohet nga koma

Kur mjekët arritën ta kthejnë djaloshin nga koma, prindërit e tij dhe personeli i spitalit i treguan se tre shokët që kishin qenë me të kishin vdekur në sulmin e bërë atë ditë.

Beneti 13 vjeçar ka kaluar ditë të tëra të rënda në gjendje të komës në spitalin e fëmijëve në Haun.

Familja e tij ka vuajtur po kaq ditë për jetën e Benetit. Prindërit e tij Gonxhja dhe Fati kanë qëndruar ditë dhe net pranë shtratit të të birit, shkruan gazeta gjermane TagesZeitung


Beneti është një ndër viktimat e sulmit të kryer muajin e kaluar në Munih, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 9 persona. 13 vjeçari shqiptar nga Kosova Lindore ka pësuar një lëndim të rëndë në nofull por ka mbijetuar, transmeton albinfo.ch.

Ai kishte qëlluar në McDonalds të qendrës tregtare Olympia së bashku me tre shokë të tij, kur atentatori 18 vjeçar gjermano-iranian kishte filluar të shtënat nga revolja. Ali David Sonboli kishte gjuajtur në mënyrë të qëllimtë edhe në drejtim të kokës së Benetit.

Kur mjekët arritën ta kthejnë djaloshin nga koma, prindërit e tij dhe personeli i treguan se tre shokët që kishin qenë me të kishin vdekur në sulmin e bërë atë ditë.

“E gjithë familja vazhdon të jetë në gjendje shoku”, thotë farmacistja Birgit Lauterbach, në barnatoren e të cilës punon si shofer babai i Benetit, Fati A.

Benet A. ka edhe dy vëllezër në moshën 3 dhe 9 vjeçare.

Çifti i farmacistëve Birgit dhe Arndt Lauterbach ka iniciuar ndërkohë një aksion ndihmash për familjen shqiptare.

Është e vështirë të kuptohen përmasat e vuajtjes së Fatit dhe Gonxhes, thotë Birgit. “Ne duam të kontribuojmë që së paku familja të mos ketë edhe halle financiare”, shton ajo.

Beneti është njëri ndër 35 personat e plagosur dhe të lënduar në atentatin e Munihut. Qyteti ka vendosur që të ndihmojë financiarisht familjet e viktimave dhe të të plagosurve dhe për këtë ka ngritur një fond.

Të mërkurën Asambleja e Komunës ka vendosur njëzëri që në këtë fond të derdhen 500 mijë euro dhe që, në varësi nga nevojat, shuma e fondit të rritet. Paratë do të shpenzohen, veç tjerash, edhe për trajtimin mjekësor të të plagosurve, gjegjësisht për shërbimet të cilat nuk i mbulon sigurimi shëndetësor. /albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori