LAJMI I FUNDIT:

A i bën vaji i ricinit me të vërtet qerpikë tuaj më të gjatë?

A i bën vaji i ricinit me të vërtet qerpikë tuaj më të gjatë?

Vajit i ricinit bën flokët tuaj të hidratuar dhe të fortë. Po për qerpikët tuaj? Vaji i ricinit është përfolur prej kohësh se është një mrekulli për trajtim për rritjen e qerpikëve.

Le të flasim më gjerësisht rreth këtij serumi:


A bën që vaji i ricinit që qerpikët të rriten me të vërtetë?

Vaji i ricinit hidraton qerpikët tuaj dhe mund t’i bëjë ata të duken më të trashë dhe të kenë më shumë shkëlqim, shpjegon Dr. Haberman. Është gjithashtu e mundur që ajo mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit, e cila, nga ana tjetër, mund të çojë në rritje më të shëndetshme. Por, vaji i ricinit nuk do të ndryshojë jetën tuaj, transmeton Telegrafi.

A është vaji i ricinit i sigurt për qerpikët?

Për shkak se ju po e vendosni aq afër syrit tuaj, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Jo vetëm që mund të keni një reaksion alergjik të lëkurës ndaj vajit të ricinit, por doktor Haberman thotë se gjithashtu mund të shkaktojë acarim të syrit, kështu që është shumë e rëndësishme që të mos e vendosni në sy. Dhe gjithmonë, gjithmonë testojeni një produkt së pari në qafë poshtë veshit tuaj përpara se ta përdorni pranë qepallave.

Si të aplikoni vajin e ricinit në qerpikë?

Merreni një brushë rimeli të pastër dhe vendosni sasi të vogël të vajit përgjatë vijës tuaj të qerpikëve (përsëri, duke qenë të kujdesshëm për të mos e vendosur në sy). Bëni atë para gjumit, pastaj hiqeni atë në mëngjes me ujë të ngrohtë kur lani fytyrën.

A është vaji i ricinit më i mirë se serumi i qerpikëve?

Pra, cili është aktgjykimi i formës së prerë? A duhet të shkoni me një serum qerpikësh apo ta ndërroni atë për një shishe vaj ricini? Epo, kjo varet nga ju. Nëse jeni duke kërkuar për rritjen aktuale të qerpikëve, vazhdoni me serum por, nëse jeni duke kërkuar të përmirësoni dhe t’i mbani ato të shëndetshme, provoni vajin e ricinit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Në çift
Gjakrrjedhja pas lindjes ose lohijet

Gjakrrjedhja pas lindjes ose lohijet

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori