Gigi dhe Bella Hadid janë motrat që kanë më shumë tërheqje në botën e modelingut, por që kur u bë e ditur se Gigi ishte ndarë nga Zayn Malik dhe se Leonardo DiCaprio kishte lënë të dashurën e tij, sapo kishte mbushur 26 vjeç, ka pasur shumë thashetheme për një romancë rreth modeles dhe aktorit.

Tani Bella ka kërkuar të japë mendimin e saj për çiftin e ri të supozuar, ndonëse nuk u konfirmua asgjë nga vet protagonistët.


Kjo nuk është hera e parë që Bella del në mbrojtje të motrës së saj, pasi një gjë të tillë e kishte bërë tashmë kur u zbuluan problemet e Gigit me Malikun.

bella hadid Gigi dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Burime pranë rrethit të miqve të DiCaprios pohuan se aktori ishte shumë i dashuruar me Gigi Hadid dhe se ai kishte ndarë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për t'u bërë baba me të.

Sipas revistës amerikane The Mirror dhe Heat, Bella Hadid mendon se motra e saj Gigi është "shumë e mirë për të dalë me Leon".

Burimi më tej ka shpjeguar se Bella nuk do ta pranonte këtë lidhje.

62380063 11209615 New romance Leonardo DiCaprio 47 has been pictured getting close a 13 1663129806051 Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Backgrid)

“Bella është shumë e turpëruar nga kjo”, shpjegoi burimi, duke shtuar: “Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar”.

Nga ana tjetër, romanca e Gigit dhe Zayn mbaroi vitin e kaluar mes problemeve të këtij të fundit me nënën e modeles, Yolanda Hadid.

62381687 11209615 Standard look Photos snapped at the exclusive party which was th a 17 1663129806296 Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Backgrid)

Ish-çifti kujtojmë që mirëpritën një vajzë në vitin 2020. /Telegrafi/

62745831 11268049 The way they were Gigi shares a two year old daughter named Khai a 22 1664599787706 1 Zayn dhe Gigi (Foto: Getty Images)