Kohët e fundit po kritikohet me të madhe për humbjen e kilogramëve dhe se po e dëmton veten.

Një nga modelet më të njohura të sotme, Bella Hadid është vënë në qendër të kritikave për pamjen e saj të dobët.


bellahadid 51003739 289793358370991 2502132423426761657 n Bella Hadid (Foto Instagram)

Në ngjarjen solemne të organizuar nga marka Bulgari, 22-vjeçarja u shfaq në një fustan të kuq në koktej të rastit ku u duk tejet e hollë.

Ndërkohë që bukuroshja mburrej me linjat trupore në fustan të kuq, të tjerët nuk po mund t'u besonin syve se çfarë po shohin.

bellahadid 52274974 1443227932480665 7249088617130976014 n Bella Hadid (Foto Instagram)

Në dhjetor, Bella ka sfiluar në pistën e modës të "Victoria's Secret" dhe thuhet se për këtë ngjarje kishte humbur edhe disa kilogramë.

Ndërkohë, bukuroshja tash e sa kohë vshtë në lidhje me reperin amerikan, i njohur si The Weeknd.

Ndryshe, Hadidi është modele amerikane me prejardhje palestineze dhe këtë fakt kurrë nuk e ka fsheh modelja. /Telegrafi/