Nëse nuk keni të dashur, apo nuk jeni ndonjë bandill i shkathët i cili vazhdimisht u ofrohet të panjohurave, nata më e hareshme është momenti më i përshtatshëm që t’ia arrini të lidheni me ndonjë vajzë, transmeton Telegrafi.

Mos iu afrohuni nëse jeni i dehur. Mos u përpiqni që me çdo kusht ta impresiononi. Bëhuni sa më i natyrshëm, sa më i buzëqeshur dhe afrojuni dhe jepjani ndonjë kompliment të mirë.


Komplimenti më i mirë është nëse e lavdëroni për grimin, me ç’rast do t’i krijonit vetëbesim dhe do të kuptojë që nuk i ka shpenzuar kot dhjetë orë duke u bërë gati për festë.

Pastaj shfrytëzojeni Vitin e Ri si shkas për të vazhduar bisedën, pyeteni se çfarë do të kishte dëshiruar në çastin e ndërrimit të viteve, a i ka për qejfi festat.

b euml jeni p euml r vete sa pa u hamendur n euml nat euml n m euml t euml hareshme 21451615755 hd

Ndiqeni komunikimin e saj të pafjalë, nëse ju ofrohet më afër duke ju prekur gjoja pa dashje dhe i prek flokët me dorë, do të thotë që është e interesuar për ju.

Në qoftë se ballafaqoheni sikur me ndonjë mur apo me shikim ju shigjeton sikur mbretëreshë e akullt, mos u zhgënjeni.

Së paku jeni bindur që t’i ofrohesh një femre nuk është edhe aq gjë e tmerrshme, andaj nata e Vitit të Ri është e përshtatshme për të ushtruar këtë disiplinë. /Telegrafi/