Paula Sophia Garcia Espino bëri një fotografi para pasqyrës, derisa ishte me pushime në Meksikë.

Por, kjo ‘selfie’ nuk u popullarizua për linjat e saj atraktive, që i shfaq derisa kishte veshur pantallona shumë të shkurtra, por për sfondin pas saj, transmeton Telegrafi.


Behet foto 2 Sfondi i pazakontë

Imazhi që u postua në Twitter, është shpërndarë me shpejtësi, pasi në të shihet letra higjienike, shumë larg prej ku duhej të ishte. Kjo nuk është asgjë, me atë që shihet në anën tjetër.

Behet foto 3 Letra higjienike

Aty shihet kabllo e mbushësit të telefonit, që ka rënë mbi guaskën e tualetit, duke ngjallur shqetësime, se mund të bie në kontakt me ujin.

Behet foto 4 Kabllo mbi guaskë

“Nuk e di se ku ishin të vendosura gjërat, isha e fokusuar që të dukem sa më mirë në fotografi”, ka thënë Espino, pasi imazhi saj u shpërnda afro 20 mijë herë, vetëm gjatë orëve të mëngjesit. /Telegrafi/