LAJMI I FUNDIT:

Bëhet virale festa e çmendur e Sylvinhos me tifozët, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024

Bëhet virale festa e çmendur e Sylvinhos me tifozët, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024

Trajneri brazilian, Sylvinho u pa shumë i gëzuar dhe këtë nuk e fshehu aspak pasi arriti ta kualifikojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Shqipëria luajti baras 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.

Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.


Me të përfunduar ndeshja, emocionet ishin të shumta, por edhe festa ishte e madhe në fushë dhe në zhveshtore.

“Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, festa e futbollistëve kuq e zi vazhdoi edhe në aeroport
Lexo po ashtu “Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, festa e futbollistëve kuq e zi vazhdoi edhe në aeroport

Megjithatë, një festë e trajnerit Sylvinho me tifozët në shkallët e stadiumit, është bërë virale edhe në mediat ndërkombëtare.

“Gëzimi i trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho!”, ka shkruar mediumi turk Fanatik, duke ia bashkangjitur edhe videon.

Në video, Sylvinho shihet duke uruar çdo tifozë që i ngjaste dorën në shkallët e stadiumit, ndërsa disa tjerë edhe i përqafonte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori