LAJMI I FUNDIT:

Begaj vizitë në Kosovë me rastin e Ditës së Çlirimit

Begaj vizitë në Kosovë me rastin e Ditës së Çlirimit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit.

Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Presidenti i Republikës do të ketë takime të veçanta me secilin prej tyre.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, për 25-vjetorin e Çlirimit.

Më pas, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori