Bebe Rexha shfaqet përherë e veçantë dhe këtë e bëri edhe në përzgjedhjen e kostumit për festën e Halloween.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shndërruar në nuse, e veshur me një vello të bardhë për të portretizuar ikonën e filmit dhe modës, Anna Nicole Smith.


Aktorja dhe modelja e famshme Smith ishte martuar me biznesmenin dhe miliarderin amerikan, James Howard Marshall II në vitin 1994 dhe dukja e saj është rikthyer në memorien e fansave nga artistja shqiptare.

beberexha 250762164 479869719867545 4967787206639601487 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pamjen e saj gjatë ceremonisë martesore dhe madje edhe pozat e njëjta që ajo kishte realizuar atë kohë, Bebe Rexha i ka risjellur për fansat e saj në Instagram, në atë që do të jetë veshja e saj për festën e Halloween.

beberexha 250333994 1266270220480456 1417885508703022642 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Ikona Anna Nicole Smith duke u martuar me J.Howard Marshall II. Urime festa e Halloween. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan që kjo të ishte e mundur”, ka shkruar artistja 32-vjeçare.

beberexha 251333367 566906471270849 4565868271182704414 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ylli i hitit “Meant to Be” pranoi mijëra pëlqime dhe qindra komente brenda pak minutash nga postimi i bërë për mbi 10.7 milionë ndjekësit e saj.

beberexha 249892482 4486152798145387 2306482711117482086 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe e kishte paralajmëruar kostumin e saj të Halloween që në natën e mbrëmshme, duke thënë që mezi pret që fansat të shohin çfarë kishte përgatitur ajo dhe padyshim ata mbetën të mahnitur nga përzgjedhja e yllit të muzikës. /Telegrafi/

beberexha 249687634 175006744829871 6779257650446641162 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 251086477 361773962360646 6389289981702716689 n Foto: Bebe Rexha/Instagram