Këngëtarja e njohur botërore me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë për Revistën “People”.
Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth lidhjes së saj të re me Keyan Safyari, e cila u zbulua pak muaj më parë.
E pyetur se si përshkruan të dashurin e saj, këngëtarja shqiptare thotë se ai “është i ëmbël” dhe “me fat që e ka atë”.
“Po, ai është me të vërtetë i ëmbël dhe kaq mbështetës; ai është thjesht me të vërtetë i mrekullueshëm. Ai është aty për mua. Nuk e kam problem që fansat e mi të dinë për këtë dhe njerëzit që dinë për të, por unë jam më shumë personi që – nuk dua të jem e njohur për marrëdhëniet e mia, unë dua të jem e njohur për artin. Por mendoj se kam gjetur dikë që është vërtet i veçantë dhe më bën vërtet të lumtur. Kështu që jam vërtet me fat tani. Dhe ai është me fat – ai është më me fat”, ka thënë Rexha për Revistën People.
E pyetur nëse është kjo lidhje që po e frymëzon atë për krijimin e këngëve të reja të albumit, Rexha tha se e ka të vështirë që të shkruajë këngë me tematikë dashurinë.
“E dini çfarë? E kam shumë të vështirë të shkruaj këngë për dashurinë dhe gjërat e tjera. Ndihem sikur gjithmonë më neveritet. Kështu që në të vërtetë kam pasur një kohë të vështirë për të shkruar në lidhje me këto gjëra. Është disi frymëzuese, po përpiqem të bëj më të mirën time, por është disi e vështirë, të them të drejtën”, thotë ajo.
31-vjeçarja nuk i shpëtoi pyetjes se çfarë e bën marrëdhënien e tyre të qëndrueshme, duke e cekur komunikimin si një “mjet të fortë”.
“Mirëkuptimi dhe komunikimi është super, shumë i rëndësishëm. Dhe unë jam vërtet transparente. Kështu që mendoj se ajo që është e rëndësishme për një marrëdhënie është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka që është e rëndësishme për jetën dhe miqësitë”, thotë artistja me origjinë nga Dibra.
Periudhën e izolimit, Bebe Rexha, e kaloi larg familjes së saj në Los Angeles, teksa befasoi me përgjigjen gjatë intervistës, kur u pyet se çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Gatim, ushqim dhe shumë seks”, është përgjigjur krijuesja e hitit “I’m a mess”.
Për fund, shqiptarja tha për “People” se uron që vjehrra e saj të mos jetë duke e lexuar, sepse asaj nuk i pëlqen kur e dashura e djalit të saj flet për të tilla gjëra.
“Le të shpresojmë që nëna e tij të mos e lexojë këtë sepse ajo urren kur flas për gjëra të tilla në media”, ka theksuar Bebe Rexha.
Përndryshe, 31-vjeçarja është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze