Beatles "lexuan" për fitoren e Marseille ndaj Liverpoolit - spektakli i ultrasve francezë në tribuna

Liverpool mundi Marseillen 3-0 në raundin e shtatë të Ligës së Kampionëve, por në tribunat e Velodromit, fituan tifozët vendas.
Ultrasit e klubit francez janë të njohur për koreografitë e tyre spektakolare, dhe këtë herë ata nuk zhgënjyen as për standardet e tyre.
Përpara ndeshjes, ata ngritën një koreografi me karta blu dhe të bardha që mbulonte të gjithë tribunën jugore. Poshtë saj, një banderolë shtrihej përgjatë gjithë fushës me mbishkrimin në frëngjisht: "Marseille, bukuroshja ime. Këto fjalë shkojnë mrekullisht me njëra-tjetrën, Marseille ime'.

Tifozët ngritën gjithashtu një fotografi të madhe të legjendave të qytetit kundër Liverpoolit dhe një pikturë gjigante të Beatles, grupit të famshëm të Liverpulit.
Në imazh, anëtarët e grupit më të njohur muzikor shfaqeshin të ulur duke lexuar gazetën lokale të Marseille. Në kopertinën e gazetës shkruhej: "Historia përsëritet", bashkë me një riprodhim të fotos së Habib Beye, Mathieu Flamini dhe Didier Drogba duke festuar fitoren e Marsejës ndaj Liverpoolit dhe eliminimin e ekipit anglez nga Liga e Evropës në vitin 2004.
Ky gjest bëri që vargjet e këngës të dukeshin qartë: një parafrazim i refrenit të Beatles "Michelle": "Michelle, bukuroshja ime. Këto janë fjalë që shkojnë mirë me njëra-tjetrën, Michelle ime".
#France - Marseille fans with a Beatles inspired tifo against Liverpool tonight. pic.twitter.com/xDqMxpkYy6
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) January 21, 2026
Tifozët e Marsejës e zëvendësuan "Michelle" me "Marseille", duke krijuar kështu një homazh unik dhe kreativ për skuadrën e tyre. /Telegrafi/





















































