LAJMI I FUNDIT:

​BE: Deri në gusht varianti delta përgjegjës për 70% të infektimeve në Evropë

​BE: Deri në gusht varianti delta përgjegjës për 70% të infektimeve në Evropë

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian paralajmëroi se nuk duhet rënë në vetëkënaqësi në lidhje me pandeminë COVID-19 pasi varianti shumë infektues delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, vazhdon të përhapet në kontinent.

Gjatë një takimi të një komisioni parlamentar të Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas tha se një udhëzim i fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregon se varianti delta pritet të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja në Evropë deri në gusht dhe 90% deri në fund të atij muaji.

Sipas tij, skenarët e ECDC-së sugjerojnë se lehtësime të mëtejshme të kufizimeve të sigurisë së coronavirusit do të çonin në “një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grup-moshat me një rritje të shtrimeve në spital dhe ndoshta vdekjeve“.


Schinas shtoi se ai kishte dyshime në lidhje me vendimin që stadiumi Wembley i Londrës të mbante gjysmëfinalen ose finalen e evropianit në futboll me kapacitet të lartë. Ai tha se duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit të Britanisë në lidhje me Evropën, “duhet të ketë një simetri mes këtyre vendimeve”.

“Mendoj se UEFA do të bënte mirë të analizonte me kujdes vendimin e saj“, shtoi ai. Qeveria britanike ka thënë se stadium Wembley do të lejohet të zhvillojë gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020 me të paktën 60.000 tifozë”, tha Schinas.

Ministri i ri britanik i Shëndetësisë, Sajid David tha dje në Parlament se ai nuk sheh ndonjë arsye që qeveria të mos vazhdojë me planin e saj për të hequr të gjitha kufizimet në vend deri më 19 korrik.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori