LAJMI I FUNDIT:

Baza me armatime në Vlorë, ky është i arrestuari – anëtar i një grupi kriminal

Baza me armatime në Vlorë, ky është i arrestuari – anëtar i një grupi kriminal

Luciano Deraj allias Albano është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi iu gjet arsenal armësh, municione luftarake.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muça, në konferencë për shtyp, bëri me dije se Albano Deraj, është nën hetim për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale të ndodhura disa kohë më parë në Vlorë.

Mësohet se ai posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari të tij dhe  personave të tretë të një grupi kriminal në këtë qytetet, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.


Në kuadër të operacionit u sekuestruan:

Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar në gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes);

Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë të tjera zjarri pushkë snajper;

Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri;

Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm;

Një armë, e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus;

Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaiper;

Mine e pershtatur me celular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr;

Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata;

Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri natën;

Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi;

Dy palë dylbi optike vëzhgimi;

Nga kallashnikovi te snajperi, 'RENEA' zbulon bazë armatimi në Vlorë
Lexo po ashtu Nga kallashnikovi te snajperi, 'RENEA' zbulon bazë armatimi në Vlorë

Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.;

15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm;

Një sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

18.Një sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

19 Disa mijëra fisheke luftarake calibrave të ndryshëm , ndezësa granatash dore.

Disa aparate telefonik celular që do i nenshtrohen ekspertizes

Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS;

Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR;

Një numër i madh targash automjetesh dhe celesash të ndryshëm automjetesh;

Disa maska me ngjyrë të zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokës së njeriut;

26 Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori