LAJMI I FUNDIT:

Bayerni nuk do ta blejë atë, Real Madridi i bashkohet garës për Joao Cancelon

Bayerni nuk do ta blejë atë, Real Madridi i bashkohet garës për Joao Cancelon

Joao Cancelo do të rikthehet te Manchester City vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim në Allianz Arena si futbollist i Bayern Munichut.

Mbrojtësi portugez nuk ka bindur drejtuesit e gjigantit gjerman për të aktivizuar opsionin prej 70 milionë eurove për blerjen e tij përfundimtare.

Por anësori këmbëshpejtë nuk do të qëndroj as në Manchester, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe Man City dëshiron ta shes atë.


Barcelona dhe Arsenal janë dy skuadrat më të interesuara për Cancelon, por së fundmi në garë është futur edhe Real Madridi.

Mediumi gjerman Sport1 ka raportuar se Los Blancos janë në kërkim të një mbrojtësi anësorë dhe Cancelo është i duhuri me portugezin që luan në dy krahët e mbrojtjes.

City pritet ta lejoj largimin e Cancelos nëse vije ndonjë ofertë rreth 70 milionë euro, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

28-vjeçari me fanellën e Bayernit ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar një gol e ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/