Bayern Munich ka bërë një hap gjigant për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar portugez Gelson Martins.

Sulmuesi i dalë nga akademia e Sporting Lisbonës ka shkëlqyer këtë edicion me klubin portugez.


Në 36 ndeshje në të gjitha garat, Martins ka arritur të tund 10 herë portat kundërshtare.

22-vjeçari përveç 10 golave ka bërë po aq asistime për bashkëlojtarët e tij në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që për të të interesoheshin skuadrat më të mëdha evropiane si Juventus, Liverpool dhe Bayern Munich.

GettyImages 872667998 Gelson Martins (Foto: Getty Images)

Por duket se gjiganti gjerman ka mposhtur atë anglez dhe italian në garë për Martinsin.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka pranuar të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë euro.

Kësisoj Martins do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga një klub gjerman.

Reprezentuesi portugez ka kontratë aktuale me Sportingun deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app