Bayern Munichu fitoi ndaj Augsburgut me rezultat 1-4 dhe kështu e fitoi titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë, gjë që deri më tani nuk e kishte bërë asnjë skuadër.

Titulli i 28-të në histori erdhi lehtë edhe pse ende ka javë deri në përfundimin e kampionatit.


Ndaj Augsburgut trajneri Jupp Heynnckes pushoi lojtarët kryesor pasi nuk dëshiroi të rrezikojë ndonjërin për ndeshjen kthyese kundër Sevillas. Por, për kundër kësaj mysafirët ishin dukshëm më të mirë.

Pas dy rasteve nga vendasit, Francisco Caiuby (5’) dhe Philipp Max (16’), erdhi dhe goli.

DaL7eqCW4AE iyY Foto: FC Bayern München/Twitter

Ishte Niklas Sule (18’) që shënoi në portën e tij, por që festa e titullit mos të shtyhej u përkujdesën Corentin Tolisso (32’) dhe  James Rodriguez (38’) me golat e tyre në pjesën e parë.

DaL n74XcA89nUr Foto: FC Bayern München/Twitter

Në 45 minutat e dytë shënuan edhe Arjen Robben (62’) dhe Sandro Wagner (87’).

DaMGOKSX0AAPxul Foto: FC Bayern München/Twitter

Pas fitores në javën e 29-të të Bundesligas, Bayerni e siguroi titullin me 72 pikë (23 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje), 20 më shumë se Schalke 04 në vendin e dytë.

DaMI3 kXcAAWlTE Foto: FC Bayern München/Twitter

Augsburgu vazhdon në vendin e 10 me 36 pikë dhe në javën e ardhshme ndeshjen me Wolfsburgin.

Sa për statistika Bayerni na xhiron tjetër luan ndaj Borussia Mönchengladbach. /Telegrafi/

telegrafi sport app