Bayern Munich ka arritur ta marr një fitore të madhe ndaj Olympiacosit si mysafirë me rezultat 3-2.

Kjo fitore pothuajse me një këmbë e dërgon Bayernin në raundin tjetër, pasi tani ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve.


Ndeshja më mirë nisi për grekët kur Konstantinos Tsimikas pason te Youseff El Arabi që shënon nga brenda zonës për 1-0 në minutën e 23-të.

https://twitter.com/DONSPORTS2/status/1186725364137103366

Por Bayerni në pjesën e parë e tha fjalën e vetë.

Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 34-të.

https://twitter.com/FutbolAuge/status/1186729378425823232

Pas tij Philippe Coutinho kishte rast shumë të mirë, por që goditja e tij nuk përfundoi në rrjetë.

Se Lewandowski ishte në formë e tregon edhe minuta e 62-të kur shënon një gol shumë të bukur për 2-1.

Fatin e takimit e vendosi Corentin Tolisso që shënoi në minutën e 75-të për 3-1, me një gol shumë të bukur.

Krejt çka bënë grekët ishte një gol i Guilherme pas tre minutash për 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app