Ivan Perisic me shumë gjasa do të kthehet te Interi këtë verë, pasi Bayern Munich nuk do ta blejë kroatin.

Perisic e ka kaluar sezonin në huazim te Bayern, por ka kontribuar në 15 gola në 30 paraqitjet e tij duke e fituar titullin Bundesligës.


Gjigandët gjerman kanë një mundësi blerje prej 20 milionë euro, por Sky Sport Deutschland dhe Bild shkruajnë se nuk ka gjasa që ta blejnë përfundimisht.

hi res d28437e8c7408e38d6a9d9a565dee68c crop north

Mediat italiane shkruanin se Bayern dëshironte të negocionte për një çmim më të ulët për 30-vjeçarin, por prapë do të mbetej paga e madhe e tij prej 10 milionë eurosh.

Për Bayern Munichun kjo është një pagë e madh dhe nuk dëshirojnë që të paguajë edhe vitet në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app