LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich në aksion: Mendohen dy largime, klubi bavarez në kontakt me katër lojtarë

Bayern Munich në aksion: Mendohen dy largime, klubi bavarez në kontakt me katër lojtarë

Bayern Munich është në bisedime me agjentët e lojtarëve Sadio Mane, Sasa Kalajdzic, Sebastian Haller dhe Ousmane Dembele për afatin kalimtar veror, pasi Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry mund të largohen nga klubi.

Leëandoëski ka thënë në fundjavë se beson që ai e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Bayern Munich, pavarësisht se kontrata e tij skadon deri në verën e ardhshme.

Polaku informoi kampionët gjermanë se nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën e tij dhe se aventura e tij në Bavari ka përfunduar.


Gnabry gjithashtu është lidhur me një largim nga “Allianz Arena”, pasi as ai nuk ka gjasa të zgjasë kontratën e tij aktuale pas vitit 2023.

Nëse dy nga yjet kryesorë të Bayern Munich në sulm vendosin të largohen, gjigantët e Bundesligës do të synojnë lëvizjet për Mane, Kalajdzic, Haller dhe Dembele, shkruan SportBILD .

Gazetari gjerman Christian Falk pretendon se Bayern aktualisht është në bisedime me agjentët e katër lojtarëve, pasi së paku kërkon dy prej tyre, një sulmues qendre dhe një anësor.

Përfaqësuesit e Mane janë takuar me shefin e Bayernit, Hasan Salihamidzic për një lëvizje në verë, pasi sulmuesin senegalez po hyn në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Liverpoolin.

Mane këmbënguli në fillim të këtij muaji se ai është ende ‘i lumtur’ që është në Liverpool, por Bayern do të shpresojë ta tundojë atë me një sfidë të re në Gjermani.

Ylli i Barcelonës dhe ish-anësori i Borussia Dortmund, Dembele është gjithashtu një objektiv tjetër dhe mund të merret falas, pasi mbetet pa kontratë.

Ndërkohë, Sasa Kalajdzic i Stuttgartit, thuhet se shihet si pasardhësi ideal i Lewandowskit, me PSG-në gjithashtu të interesuar për 24-vjeçarin austriak.

Haller i Ajaxit, i cili ka rindezur karrierën e tij në Holandë pas një periudhe zhgënjyese në West Ham, kërkohet gjithashtu nga Bayern Munich.

Bavarezët mund të përballen me konkurrencën nga Borussia Dortmundi, që do të jetë pa Erling Haaland të Manchester City sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori