Bayern Munich e ka konfirmuar blerjen e Lucas Hernandez, që është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit dhe kampionatit.

Para tij është konfirmuar edhe francezi tjetër Benjamin Pavard.


Shumë yje francezë kanë luajtur dhe kanë dhënë shumë për klubin dhe për këtë pëlqehen nga tifozët.

Jean-Pierre Papin, 1994-96

Ai ka zhvilluar 27 ndeshje në Bundesliga duke shënuar tre gola. Papin ka fituar Kupën UEFA me Bayernin.

GettyImages 1632950 e1553727985323

Bixente Lizarazu, 1997-2004; 2005-06

Lizarazu ka luajtur në dy periudha me Bayern, më e suksesshmja ka qenë ajo e para. Lizarazu ka luajtur 183 herë në Bundesliga, ka shënuar shtatë gola, gjashtë herë është shpallur kampion i Gjermanisë, 5 herë  ka fituar Kupën.

GettyImages 50943730

Willy Sagnol, 2000-09

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur 184 herë në Bundesliga duke shënuar shtatë gola.

Pesë herë është shpallur kampion i Gjermanisë, katër herë fitues i Kupës. Edhe e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2001.

GettyImages 2555134

Valrien Ismael, 2005-07

Ai ka luajtur 31 ndeshje në Bundesliga, por nuk ka shënuar asnjë gol. Kampion i Bundesligës në vitin 2006, po ashtu edhe i Kupës.

ValerienIsmaelBayernMunichvJubiloIwata8PgSy7WWi1Vl

Franck Ribery, 2007- ende pjesë e klubit

267 ndeshje në Bundesliga për anësorin Ribery. Tetë herë kampion i Bundesligës, pesë herë fitues i Kupës së Gjermanisë dhe një herë i Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

ribery

Kingsley Coman, 2015- ende pjesë e klubit

76 ndeshje në Bundesliga dhe 12 gola të shënuar. Tri herë kampion i Bundesliga-s dhe fitues i Kupës në vitin 2016.

Coman

Corentin Tolisso, 2017- ende pjesë e klubit

28 ndeshje në Bundesliga për mesfushorin e talentuar dhe shtatë gola të shënuar. Kampion i Gjermanisë në vitin 2018.

tolisso e1510678601586

Aktualisht janë tre lojtarë francezë në skuadrën e Bayern. /Telegrafi/

telegrafi sport app