Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Borussia Dormundit me rezultat 1-0 për të mbetur lider me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku nuk munguan rastet nga të dyja palët.


Erling Haaland kishte rast të mirë, ndërsa pas tij edhe Raphael Guerreiro, por që nuk arritën të jenë të saktë.

GettyImages 1215226815 Kingsley Coman e Mahmoud Dahoud (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Gnarby u kundërpërgjigj me një rast, por as ai nuk ishte i saktë.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Joshua Kimmich që shënoi një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën (1-0).

Goli u shënuan në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të.

GettyImages 1215229345 Momenti i golit (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Leon Goretzka e nisi pjesën e dytë me një rast, ndërsa në anën tjetër ishte Haaland që rrezikoi në minutën e 59-të.

Deri në fund Dahoud rrezikoi bukur, por edhe më bukur priti Manuel Neuer.

GettyImages 1215229396 Pamje nga ndeshja (Foto" Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Me këtë fitore Bayern Munich kaloi në kuotën e 64 pikëve, ndërsa Dortmund me 57 mbetet në pjesën e dytë.

/Telegrafi/

telegrafi sport app