LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në tri lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Bastisje në tri lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë
Foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka bastisur në tri lokacione të ndryshme në veri të vendit, lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se bastisjet po kryhen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.


Më 24 shtator, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në aksionin pasues nga Policia, nga luftimet përreth Manastirit të Banjskës, u vranë tre sulmues, ndërsa shumica arriti të ikte.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiq që ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. /Telegrafi/