Siç njoftojnë nga MPB, dje në Shkup është arrestuar një person për drogë.

"Më 27.03.2026 në ora 22:00, në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria V.F.(25) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale", thonë nga policia.


Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.