LAJMI I FUNDIT:

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë

(E plotësuar) – Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Në aksionin e ri në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.


Ai po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Policia e Kosovës edhe ditë më parë ka bastisur këtë argjendari, e cila pas arrestimit të pronarit është mbyllur.

Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë
Lexo po ashtu Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë

Ndryshe, më 22 nëntor 2023 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku të premten është caktuar 1 muaj paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori