Nuk ka procese automatike, të cilat do t’ia mundësonin Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe në rast se do ta merrte njohjen nga Serbia, në fund të procesit të dialogut, thotë Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare.
Sipas tij, kjo njohje vetëm do ta lehtësonte procesin e integrimeve të Kosovës.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bashkurti është shprehur kundër idesë së korrigjimit apo ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit Kosovë-Serbi. Madje, ai nuk beson fare në qëndrueshmërinë e politikave të Serbisë edhe në rast të një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.
“Konkludimi i procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të sjellë njohjen e shtetit të Kosovës. Por, kjo nuk nënkupton që të njëjtin qëndrim do të përcjellin edhe shtetet e tjera, veçanërisht fuqitë e mëdha që e kanë bllokuar këtë proces, por edhe organizatat e veçanta, në të cilat Kosova ka nevojë të integrohet. Kjo për faktin, sepse njohja e shteteve dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike është atribut i shteteve sovrane, i vendimeve të tyre politike dhe jo i kushtëzuar nga qëndrimet e njëri-tjetrit.”
” Bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe në praktikën e njohjes së shteteve të reja dhe të pranimit të tyre në Kombet e Bashkuara, ky proces nuk mund të lidhet në mënyrë automatike. Kjo për arsyen që, sikur që e thashë, procesi i njohjes së shteteve është atribut i vendimit politik të çdo shteti sovran, përfshirë këtu anëtarët e thjeshtë të OKB-së, ashtu sikurse edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Është qëndrimi i tyre politik, është vendimi i shteteve sovrane, në përputhje me interesat e tyre kombëtare, ai që përcakton fatin e mëtejshëm të njohjes së Kosovës dhe të integrimit të saj në Kombet e Bashkuara. Nuk ka procese automatike të parashikuara në të Drejtën Ndërkombëtare, respektivisht, në kartën e Kombeve të Bashkuara ose në praktikat e kësaj natyre”, ka theksuar Bashkurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës