Bashkëpunim nga Ledri dhe Gjiko (Video)

Ledri Vula nuk po ndalet me bashkëpunimet. Kësaj radhe, ai do të vijë në një duet me reperin pejan, Gjiko.
Prive bën të ditur se dy reperët i kanë bashkuar forcat për të sjellë një hit të përbashkët që do të jetë interesant.
Aktualisht thuhet se ata janë duke e xhiruar videoklipin që do të vijë në një të ardhme të afërt. Kujtojmë që Gjiko ishte pjesë e klipit të Ledrit, “SRMN”.
Ndryshe, Gjiko po e shijon suksesin e projektit të tij të fundit, “Mos ma përzij”. Kënga është realizuar nga Gjiko dhe Big Bang në shtëpinë e hiteve RedBox. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































