Diola Dosti dhe Erolld Belegu momentalisht janë një nga çiftet më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Ata këtë periudhë kanë marrë vëmendje të madhe, qoftë me deklaratat ndaj njëri-tjetrit, por edhe me fotografi të përbashkëta.


Dyshja kanë realizuar së fundmi një fotosesion të veçantë para aparatit të Norik Ukës.

Screenshot 10 21 Foto: Screenshot/Instagram

Erolldi duket elegant me një palë xhinse blu dhe këmishë të bardhë, gjersa nutricionistja mori vëmendje me një fustan të kuq.

“Lidhje e thellë, pasion i përbashkët”, kanë shkruar mes tjerash ata.

Screenshot 11 20 Foto: Screenshot/Instagram

Ata po shijojnë në maksimum këtë romancë, ndonëse nuk kanë plane për martesë.

Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme që kanë pasur. /Telegrafi/