Opozita ka dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në KQZ kërkesën për koalicion në zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni do të mbajë emrin “Bashkë Fitojmë” dhe pjesë e saj janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Mësohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.
“Vendosëm: Të formojmë një koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Emri i koalicionit është: “Bashkë Fitojmë”. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”. Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj. Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë”, thuhet në marrëveshje.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ është vendosur edhe sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në marrëveshjen për koalicion mes partive është autorizuar kreu i PL-së, Ilir Meta, ose i autorizuari prej tij, që të paraqesë në KQZ kandidatët për kryetarë bashkie, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit.
Kërkesën për regjistrim e dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Ai u shpreh për gazetarët se ky koalicion bashkon të gjithë qytetarët.
Pyetje: “Bashkë Fitojmë”, çfarë do të fitojë PL me PD të rithemelimit ditën e sotme, aleanca u zyrtarizua me këto parti.
Endri Braimllari: E para kemi depozituar sipas afatit ligjor koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Është koalicioni fitues në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Koalicioni që bashkon të gjithë qytetarët dhe kam bindjen maksimale që ky koalicion, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i qytetarëve është për qytetarët dhe do të jetë tmerri i vërtetë i rilindjes më 14 Maj.
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ledio Nuraj, tha se kjo kërkesë do të pranohet nga KQZ pasi PD është partia më e madhe opozitare.
Pyetje: Ditën e sotme, në këtë marrëveshje koalicioni është edhe Partia Demokratike e Shqipërisë si pjesë përbërëse e koalicionit. Mendoni se KQZ do ta pranojë edhe PD pjesë të këtij koalicioni, apo do rrëzohet si më 6 Mars?
Ledio Nuraj: Jemi në bindjen e plotë që PD do të pranohet nga KQZ si pjesë e këtij koalicioni, pasi PD është partia më e madhe opozitare, është ajo parti që përfaqëson zgjedhësit opozitar të Republikës së Shqipërisë, është ajo parti që paraqet alternativa ndryshe, bashkë me koalicionin që përfaqëson ajo, me bazë të gjerë. Dhe PD do regjistrohet pasi mbështet dhe ka nxjerrë përfaqësuesit e të gjithë elektoratit të saj me votë të lirë nga Primaret të cilët janë kandidatët që do të garojnë për zgjedhjet për kryetar bashkish.
Endri Braimllari: Është koalicioni fitores dhe është koalicioni më i gjerë që keni parë ndonjëherë.
Marrëveshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Sot më datë 15.03.2023, ne, partitë politike të mëposhtme:
-Po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, jo vetëm për të shmangur rrezikun e eliminimit të pluralizmit dhe pengmarrjen e opozitës, por edhe me qëllimin e lartë për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë, qytetarëve të saj dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit.
-Ne po bashkohemi si garant i fitores së opozitës dhe forcave euroatlantike në zgjedhjet e ardhshme, për t’i dalë zot Shqipërisë, dhe për të garantuar ndryshimin përmes zgjedhjeve dhe dhënien fund të status quo-së politike dhe abuzimit të pushtetit.
-Bashkimi si garant i ndryshimit dhe instrument për forcimin e zërit qytetar opozitar, na bën bashkë dhe më të fortë.
-Ne theksojmë nëpërmjet këtij bashkimi të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si dhe në vizionin për qeverisjen e vendit, Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
VENDOSËM:
-Të formojmë një koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
-Emri i koalicionit është: “Bashkë Fitojmë”
-Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”
-Sigla e Koalicionit është:
-Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.
-Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë.
-Të autorizojmë z, Ilir Metaj, Kryetar i Partisë së Lirisë, ose të autorizuarin prej tij, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ose KZAZ, kandidatët për kryetar bashkie në çdo njësi, listat e kandidatëve për këshillat bashkiake si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve dhe listave të këshilltarëve, për çdo zonë zgjedhore, deri në përfundim të procesit zgjedhor.
-Të autorizojmë z. Endrit Braimllari që:
-Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
-Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
-Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
-Të përfaqësojë Koalicionin dhe/ose të autorizojë përfaqësues të tjerë, për ta përfaqësuar atë pranë KQZ, Kolegjit Zgjedhor ose instancave të tjera administrative dhe gjyqësore ku do të konsiderohet e nevojshme. Ai ka të drejtë të nënshkruaj për sa më sipër.
-Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.
-Në listat shumëemërore për këshilltarë të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në marrëveshjet midis palëve. Kandidatët në listat shumëemërore të Koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
-Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame