LAJMI I FUNDIT:

Basha: Me programin tonë luftojmë korrupsionin, garantojmë mirëqeverisje

Basha: Me programin tonë luftojmë korrupsionin, garantojmë mirëqeverisje
Foto: Arkiv

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë përmes një postimi në Facebook, disa nga propozimet e programit të PD, të prezantuar të shtunën e kaluar në Kuvendin Programor.

Pjesë e programit të kryedemokratit ishte dhe lufta kundër-korrupsionit.

Basha shkruan se “Edi Rama e ngriti në sistem korrupsioin”, duke shtuar se PD “do të bëjë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”.


Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lufta kundër korrupsionin, që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit.

Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke i’a lehtësuar dhe jo duke i’a vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi.

Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori