LAJMI I FUNDIT:

Basha pro zgjedhjeve të parakohshme: S’ka pazar me Edi Ramën

Basha pro zgjedhjeve të parakohshme: S’ka pazar me Edi Ramën

Kreu i opozitës Lulzim Basha është pro zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë takimit me strukturat në Korçë, Basha kërkoi që të mbahen njëkohësisht zgjedhjet e parakohshme me ato vendore të mbikëqyrura nga një qeveri transitore.


“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve,”tha ai.

Basha shtoi se largimi i kryeministrit Edi Rama është padiskutueshëm dhe u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit”, u shpreh kreu demokrat.

Kreu i Partisë Demokratike refuzoi çdo përpjekje për pazar me kreun e qeverisë shqiptare.

“Edi Rama kërkon pazar. Gjithë jeta e tij politike është pazar. Kur nuk ka pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka pazar, përpiqet me lojën e vjetër ‘përçajë e sundo’. Nuk ka pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% ‘Rama ik'”, tha Basha. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori