LAJMI I FUNDIT:

Basha: Negociatat nuk u hapën, BE refuzoi qeverinë e lidhur me krimin

Basha: Negociatat nuk u hapën, BE refuzoi qeverinë e lidhur me krimin

Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat duke komentuar vendimin e një dite më parë të shteteve anëtare të BE, duke thënë se negociatat nuk janë hapur, por është thënë që Shqipëria ka mundësi t’i hapi deri në qershor 2019 nëse i plotëson kushtet.

Kjo është e vërteta, tha Basha, dhe theksoi se qeveria e Edi Ramës vazhdon të mashtrojë shqiptarët edhe këtë herë.


“Këshilli Europian që është vendimmarrësi nuk do ta shqyrtojë fare çështjen e hapjes së negociatave sepse këshilli e shtyu të paktën për një vit. Deri në këtë kohë do të ndiqet e njëjta procedurë nga fillimi. Do të ketë një tjetër diskutim me vendet e BE. Negociatat nuk janë hapur, por është thënë që Shqipëria ka mundësi t’i hapi deri në qershor 2019 nëse i plotëson kushtet. Qeveria e Edi Ramës vazhdon të mashtrojë shqiptarët edhe këtë herë. Mos hapja e negociatave është një lajm i keq, i hidhur dhe një realitet i hidhur”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se “në muajt e ardhshëm do të na duhet të gjithë së bashku të reflektojmë thellë për hapat që duhet të hedhim”.

Më tej, Basha tha se mos hapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar qeverinë e Edi Ramës.

“Mos hapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës, Saimir Tahirit, Taulant Ballës, Xhafajt e të tjerë, të gjithë të lidhur me krimin dhe me drogën. Mos hapja e negociatave është refuzim përfundimtar i kësaj politike të manipuluar për të fshehur vjedhjen, krimin, korrupsionin. Në BE nuk hyhet duke mashtruar”, u shpreh kreu i PD.

Ai tha se është krimi dhe korrupsioni po na mban larg Europës. “Ne së bashku me qytetarët do të reagojmë. Kjo duket dhe do të marrë fund, kur ne të kemi një qeverisje evropiane, por kjo nuk është qeverisja që kemi sot. Opozita do të bëj gjithçka, duke intensifikuar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, që të realizojmë anëtarësimin e vendit në BE. Shqetësimi kryesore nga BE është krimi dhe korrupsioni të ngritura në sistem nga qeveria e Ramës. Gjermanët, holandezët, spanjollët, vendet kryesore të BE e kanë thënë arsyen kryesore të mos hapjes së negociatave me Shqipërinë që nuk ndëshkon politikanët e korruptuar”, tha Basha. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori