Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka reaguar lidhur me proceset dhe ngjarjet e fundit që po ndodhin në partinë e tij, duke thënë se LDK është e vetëdijshme se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet ta ndryshoje edhe vetveten.

Meta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK nuk është dhe nuk do të jetë pronë e askujt.


“Bashkë me forcat më progresive të vendit, me shoqërinë civile e mediat, intelektualët, e të rejat dhe te rinjtë e mrekullueshëm - do t‘i ndalim kartelet mafioze, dhe të shpalojmë faqen e re - të kthimit të dinjitetit vendit, flamurit, qytetarëve, mjekeve dhe arsimtareve, ndërtimtarëve e investitorëve, punëtorëve e veteranëve...!”, ka shkruar Meta.

Postimi i plotë i Metës:“Mjegullnaja rreth ngritjës së pandalshme të LDK-ës, dhe spekulimet e fajdegjinjëve të genjeshtrave të sofistikuara: - „Isa Mustafa marrëveshje me VV dhe Albinin“?! - Me‘demek „Dr. Isa Mustafa që të bëhet President - „ia paska folë“ Albin Kurtit si dhuratë, postin e Kryeministrit...“!? Komenti: Logjika e këtij „lajmi“, vie nga mendësi dhe parti, që funksionojnë si Kompani private dhe Kartele mafioze...! LDK, s‘ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjeherë - pronë e askujt! - S’ ka funksionuar asnjëherë me këtë logjike - gjithsesi, asnjëherë, as nga Kryetari Dr.Isa Mistafa...! Përtej kesaj - meqë mjegulla, që ka adresa të cakruara, s’na brengos - ta themi edhe se: - LDK, është e vetëdijshme - se edhe sot, kur po mbush 30 vite - përjetohet nga Kosovarët dhe ndërkombëtarët - si e vetmja Levizje dhe Parti politike që mund ta ndryshojë fatin e vendit tonë, që po e bjerrin tuxharët, fajdegjinjët e tregtarët e shumtë me petk politikanesh! Dhe LDK, për më teper, është e vetëdijshme se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet ta ndryshoje edhe vetveten! Rrjedhimisht, reformat, janë duke ngjarë gjithandej në çdo qelize të LDK-ës. Tuxharët, s‘kanë qenë asnjëherë pjesë as e mendesise dhe as e strukturave të LDK-ës! - Andaj, ta themi n’t’kaluar, edhe se nëse në 980 Kuvende masive Nëndegësh, ngjajne 4-5 incidente, s‘eshte sakrificë që se vlenë - krahasuar me intencën, betimin dhe përpjekjet për tu bërë edhe më fisnik, karshi detyrave qe na presin...! - LDK, në Shtator 2019-të, do t‘shpalojë para qytetarëve Programin dhe kuadrot më të përgaditura e profesionale, të durve dhe mendjeve të pastërta e kthjellta - që do t‘nisin reformat më radikale të cilat i ka merituar kahere - por si ka përjetuar ende - ky vend i shenjtë...! Bashkë me forcat më progresive të vendit, me shoqerinë civile e mediat, intelektualët, e të rejat dhe te rinjtë e mrekullueshëm - do t‘ndalim Kartelet Mafioze, dhe t‘shpalojmë faqen e re - të kthimit të dinjitetit Vendit, Flamurit, Qytetarëve, Mjekeve dhe Arsimtareve, Ndertimtareve e Investoreve, Punetorëve e Veteraneve...! Bashk... me Lidhjen!” (sic.), ka shkruar Meta. /Telegrafi/