Barcelona po përgatitet t’i propozojë një zgjatje njëvjeçare të kontratës sulmuesit veteran Robert Lewandowski, sipas raportimeve të Cadena SER.

37-vjeçari polak, kontrata e të cilit në “Camp Nou” skadon në fund të sezonit, mbetet i interesuar të qëndrojë te klubi, pavarësisht interesimit nga jashtë.


Marrëveshja e re do të përfshinte një ulje page, dukshëm më të ulët se 26 milionë euro bruto që Lewandowski përfiton aktualisht.

Barcelona e sheh atë si një profesionist me përvojë, në stilin e Cristhian Stuani, i aftë të japë kontribut vendimtar nga stoli dhe njëkohësisht të mentorojë përforcimin e ri në repartin ofensiv.

Lewandowski pritet të luajë rol kyç edhe në integrimin e objektivit kryesor të verës, Julian Alvarez, në skuadër.

Sulmuesi ka dëshmuar se ende mund të performojë në nivelin më të lartë, përfshirë edhe dopietën e fundit në fitoren ndaj Newcastle United.

Sipas raportimeve, palët janë në një linjë sa i përket propozimit dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet së shpejti, duke e mbajtur Lewandowskin në “Camp Nou” edhe për një sezon tjetër, ndërsa ai i afrohet 38-vjetorit./Telegrafi/

telegrafi sport app