Klubi katalunas, Barcelona thuhet se po synon një sulm të dyfishtë në afatin kalimtar të janarit ndaj Arsenalit për të forcuar mesfushën e tyre.

Barça doli në krye të tabelës në La Liga me fitoren ndaj Sevillas mbrëmë, por nuk duan të ndalen.


Drejtuesit e klubit nga Camp Nou synojnë të përforcohen edhe në afatin e janarit për të qenë konkurrues në të gjitha garat.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po shqyrton një lëvizje për dyshen e mesfushës së Topçinjve, Jorginho dhe Kai Havertz.

jorinho havertz 1

Trajneri i Barcelonës, Xavi mendon se skuadra e tij nuk ka numra cilësorë dhe ai dëshiron të forcohet në janar.

Dhe lart në agjendën e tij janë Jorginho dhe Havertz, me të dy lojtarët që kanë ardhur vetëm së fundmi nga Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app