LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nis La Ligan me goleadë, het-trik i Suarezit (Video)

Barcelona nis La Ligan me goleadë, het-trik i Suarezit (Video)

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:2, në ndeshjen e parë të La Ligas ndaj Real Betisit.

Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Luis Enrique, e kanë nisur si është më së miri kampionatin e ri.

Kjo pasi, kanë mposhtur Real Betisin me rezultat të thellë 6:2 në ndeshjen e parë të kampionatit të ri të Spanjës.


Gjiganti katalunas ka treguar forcën e tyre qysh nga fillimi i ndeshjes, pasi kaluan në epërsi me anë të mesfushorit me tipare sulmues, Arda Turan.

Goli i Betisit ia prish rekordin Barcelonës
Lexo po ashtu Goli i Betisit ia prish rekordin Barcelonës

Luhej minuta e 21-të kur sulmuesi Ruben Castro befason portierin Bravo nga një goditje dënimi rreth 20 metra, duke barazuar rezultat në 1:1.

Deri në fund të pjesës së parë, Barcelona gjeti edhe dy herë rrugën e golit, ku fillimisht shënoi Luis Suarez në minutën e 37-të dhe më pastaj Lionel Messi në minutën e 42-të.

messi

Barcelona e nisi edhe pjesën e dytë me trysni, por goli erdhi vetëm në minutën e 56-të nga Luis Suarez, ndërsa një minutë më vonë ishte përsëri Lionel Messi, që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

barcaaaa

Në vazhdim të takimit u shënuan edhe dy gola, me dy skuadrat nga një të shënuar, ku sulmuesi uruguaian kompletoi het-trikun në minutën e 82-të me një super-gol nga goditja e dënimit, teksa në të 84-tin shënoi Ruben Castro për rezultatin 6:2.

https://www.youtube.com/watch?v=o2EPNWZhq0g

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori