LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në sulm për një mesfushor qendror, në ‘radar’ katër emra

Barcelona në sulm për një mesfushor qendror, në ‘radar’ katër emra

Pasi nënshkruan me Malcomin, lojtari është nisur te bashkëlojtarët në Portland, ku fillimisht do të takohet me ta, pastaj mund të debutojë në ndeshjen parë parasezonale ndaj Tottenhamit në Los Anxhelos.

Megjithatë, braziliani mund të mos jetë blerja e fundit që vjen në Camp Nou këtë verë.

Pas nënshkrimit me Arthur dhe përfshirjes së Carles Alena në ekipin e parë, Barcelona tani do të shikojë mundësitë që të zëvendësojë Andres Iniestan dhe Paulinhon, që janë larguar drejt Azisë.


I pari në listë është mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Megjithëse 23-vjeçari nuk u përfshi në ekipin e Francës për në Rusi, ai do të ishte një lojtar perfekt për sistemin e Barcelonë.

Adrien Rabiot

Po ashtu mund të blihet më lirë pasi ai mbetet pa kontratë në vitin 2019.

Barcelona ka filluar të negociojë me presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po ai vazhdon të ketë qëndrimi refuzuese sikurse në të kaluarën.

“Do të jetë njëjtë sikurse me Willian”.

Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit
Lexo po ashtu Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit

“Këto skuadra nuk shesin. Klubi është para një realitet të njohur, pasi njëjtë ka qenë situata edhe me lojtarë si Marco Verratit dhe Angel Di Maria në të kaluarën”, thotë një burim i Barcelonës nga Shtetet e Bashkuara.

Një lëvizje mund të jetë edhe ajo me  Frenkie De Jong, i cili është pjesë e Ajaxit. Ai është 21 vjeç dhe këtë edicion ka shkëlqyer me harkëtarët.

 Frenkie De Jong

Pastaj në listë është edhe Dani Parejo, mesfushori i Valencias, i cili shpesh ka qenë i lidhur me Barcelonën.

Ai tani është 29 vjeç dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, por Barcelona mund ta përdorë Andre Gomes, i cili ka qenë i lidhur me një kthim në Mestalla.

Daniel Parejo (Getty Images)

Çmimi mund të negociohet me këto kushte.  Nga Camp Nou fillimisht kanë thënë se nuk kanë interesim për Parejon.

Një tjetër mundësi e mirë është edhe Steven Nzonzi i Sevillas.   Ish-mesfushori i Blackburn Rovers dhe Stoke City ka një klauzolë lirimi prej 40 milion euro dhe do të zbritet 30 në fund të vitit.

Steven N’Zonzi (Getty Images)

Ai është në klubin e karrierës pasi së fundmi u shpall kampion i botës me Francën në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori