Barcelona mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Albacetes.
Që nga minutat e para, katalanasit imponuan ritmin e tyre, duke krijuar raste të pastra shënimi dhe duke mbajtur nën presion mbrojtjen vendase.
Marcus Rashford paralajmëroi që herët me një goditje të rrezikshme, ndërsa loja u bë më e fortë fizikisht, me disa kartonë të verdhë dhe ndërprerje për shkak dëmtimesh.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 39-të, kur Lamine Yamal finalizoi një aksion të shkëlqyer të ndërtuar me Frenkie de Jong, duke shënuar me qetësi nga jashtë zone për t’i dhënë Barcelonës epërsinë prej 1-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona e rriti presionin dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera.
ARAUJO AIRLINES pic.twitter.com/pemPV91RAi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 3, 2026
Në minutën e 56-të, Ronald Araujo realizoi golin e dytë (2-0) me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Rashford, duke e bërë pothuajse të pamundur rikthimin për Albaceten.
Vendasit u përpoqën të reagojnë, me Jefte Betancor që krijoi rrezik në disa raste dhe madje shënoi një gol që u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 84-të.
Këto përpjekje të vendasve u shpërblyen në minutën e 87-të kur Javi Moreno ia doli të realizojë për 2-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë ata mund të bënin.
Barcelona ia doli të menaxhojë mirë epërsinë që kishte në dorë, duke siguruar kështu kualifikimin tutje në Kupën e Mbretit./Telegrafi/

















































