LAJMI I FUNDIT:

Barcelona humb nga Levante, kualifikimin e kërkon pas një jave në Camp Nou

Barcelona humb nga Levante, kualifikimin e kërkon pas një jave në Camp Nou
VALENCIA, SPAIN - JANUARY 10: Erick Cabaco of Levante (18) scores his team's first goal during the Copa del Rey Round of 16 match between Levante and FC Barcelona at Ciutat de Valencia on January 10, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit në udhëtim te Levante 2-1.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, pasi vetëm pas katër minutave lojë arritën të kalonin në epërsi.

Rochina harkoi bukur në zonë nga ndërprerja, ndërsa edhe më bukur u gjend qendërmbrojtësi Cabaco që shënoi me kokë për 1-0.


Kur pritej që Barcelona të kundërpërgjigjej dhe të barazonte rezultatin, ndodhi e kundërta.

Ishin futbollistët vendas që arritën përsëri të shënonin në portën e Jasper Cillessen.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Emanuel Boateng shërbeu bukur sulmuesin Borja Mayoral i cili shënoi për 2-0.

Barcelona tentoi në pjesën e parë të shënonte me Malcom e Dembele por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Me epërsinë 2-0 në të mirë të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi duke sulmuar për të gjetur golin, ku pati raste të mira me Dembelen e Coutinhon, por përsëri pa sukses.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

E në minutën e 85-të, lideri aktual i La Ligas arriti të ngushtojë rezultatin me anë të Philippe Coutinhos që shënoi nga penalltia për 2-1.

Për Levanten kjo ishte një fitore e madhe përballë Barcelonës në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave ku Barcelona në Camp Nou do të tentojë të shënojë fitore me dy gola epërsi për të kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jVRbTCLLhVI

https://www.youtube.com/watch?v=v7-GCcJM0dg

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori