LAJMI I FUNDIT:

Barcelona edhe më afër titullit me fitoren e thellë ndaj Real Betisit

Barcelona edhe më afër titullit me fitoren e thellë ndaj Real Betisit

Barcelona është një hap më afër shpalljes kampion në La Liga për këtë sezon, pas fitores 4-0 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 32-të.

Pas 14 minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi me golin e Andreas Christensen, që shënoi me kokë nga një asistim i Raphinhas.

Situata për Betisin u përkeqësua edhe më shumë, kur Edgar Gonzalez 33’) pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’i lënë ata me dhjetë lojtarë në fushë.


Pas vetëm tre minutash nga ajo situatë, Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë për Barcelonën me asistimin e Jules Koundes.

Për 3-0 u përkujdes Raphinha në minutën e 39-të, kur u asistua prej Sergio Busquetsit.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i golave, pasi katalunasit u ndihmuan për 4-0.

Ishte një auto-gol nga Guido Rodriguez në minutën e 82-të, që solli një fitore të thellë për ekipin e Xavi Hernandez.

Një mundësi të artë për gol më pas e lëshoi Lewandowski (86’), kur nuk ia doli të mposhte për herë të dytë Rui Silvan.

Pas javës së 32-të, Barcelona ka mbajtur diferencën për 11 pikësh nga Real Madridi, pasi aktualisht kanë 79 sosh, me madrilenët që kanë 68, ndërsa në xhiron e 33-të – katalunasit takohen me Osasunan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori