Barcelona e ka shkarkuar Victor Valdesin me efekt të menjëhershëm nga pozita e trajnerit të grupmoshave U-19.
Mundo Deportivo raporton se ky vendim për ta shkarkuar spanjollin nga pozita që mbante ishte për shkak të përplasjes me Patrick Kluivert.
Valdes u rikthye në Camp Nou që ta merrte drejtimin e skuadrës së grupmoshave U-19, pesë vite pasi u largua nga klubi.
“FC Barcelona i ka thënë Victor Valdesit se nuk është trajner i grumposhave të reja dhe pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
“Artiga Franc, deri më tani trajner i grumposhave U-18 dhe pjesë e la Masia në që nga viti 2010, do të jetë në krye të grupmoshave U-19”, thuhet më tej.
Goal.com ka mësuar më tej se nuk ishte vetëm Kluivert që ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Valdes, pasi edhe disa persona kishin të njëjta gjëra si brenda ashtu edhe jashtë fushës stërvitore. /Telegrafi/
📝 [ÙLTIMA HORA] Víctor Valdés deixa de ser l'entrenador del Juvenil A. Franc Artiga, fins ara entrenador del Juvenil B, ocuparà el seu càrrec.
👉 https://t.co/uQfrpYf7lA#FCBMasia
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) October 7, 2019