LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Luis Suarezit, përgatitë ofertë për Maxi Gomez

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Luis Suarezit, përgatitë ofertë për Maxi Gomez
Luis Suarez. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Luis Suarez pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë afat kalimtar veror nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian nuk bënë pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe i është kërkuar largimi.

Ka qenë trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman që e ka telefonuar atë duke i bërë të qartë se nuk llogarit në shërbimet e tij.


Por duket se një bashkëkombës i Suarezit do ta zëvendësojë atë në Camp Nou me fanellën e Barcelonës.

Maxi Gomez. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Trajneri Ronald Koeman e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin e Valencias, Maxi Gomez.

‘Tulipani’ ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Gomez në Camp Nou, pasi e sheh si sulmuesin kryesor për edicionin e ri.

24-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në edicionin e fundit me Valencian.

Maxi Gomez. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Kjo ka bërë që katalunasit të tentojnë transferimin e tij, teksa vlera e Gomez sillet rreth 40 milionë euro.

Vet lojtari më parë është pyetur për një transferim të mundshëm te Barcelona, teksa ka theksuar se nuk mund t’i thuhet jo një klubi të madh si ai katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori