Alessio Romagnoli ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha nga La Liga, Barcelona dhe Atletico Madridi.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur çdo të Serie A këtë sezon për Milanin dhe me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e  klube të mëdha evropiane.


Forma e tij e lartë nuk ka lënë pa u vënë re nga gjigantët spanjollë, të cilët e duan në klubin e tyre.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke e ndjekur kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Alessio Romagnoli Romagnoli llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të mirë aktiv (Foto: Getty Images)

Por, Rossonerët nuk dëshirojnë ta lënë lojtarin të shkojë dhe shpresojnë ta lidhin atë me një marrëveshje të re.

Romagnoli edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim në Camp Nou, por një transferim nuk u materializua asnjëherë. /Telegrafi/

telegrafi sport app