Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 përballë Celta Vigos në ‘Camp Nou’.

Gjiganti katalunas e pa vetën në disavantazh pas 20 minutave, ndërsa kaloi në epërsi më vonë por e kotë, pasi mysafirët barazuan dhe u mbrojtën mirë.


Autori i golit të parë për Barcelonën, Lionel Messi ishte më i miri në fushë duke marrë edhe notën më të lartë tek vendasit (8.6).

Barcelona Celta Vigo Formacionet e1512224293645 Lionel Messi ishte më i miri te Barcelona

Paraqitje të mirë tek Barcelona kishte edhe Jordi Alba që asistoi (8.00) dhe Luis Suarez që shënoi golin e dytë (7.7).

Ndërkohë në këtë takim dëshpëroi portieri Ter Stegen që u vlerësua (6.4) dhe dy qendërmbrojtësi Umtiti (6.6) dhe Pique (6.8).

Tek mysafirët më të mirët në fushë ishin dyshja sulmuese Aspas (8.7) dhe Gomez (7.3). /Telegrafi/

Barcelona Celta Vigo Formacionet 1 e1512224334330

telegrafi sport app