Barca 5-0 Real: Mbrëmja kur Guardiola e turpëroi Mourinhon – çfarë do të ndodhë kësaj radhe? (Video)

Ishte pritur të ishte kthimi triumfues i Jose Mourinhos në Nou Camp, por rezultoi një ditë e zezë për të, pasi pësoi me rezultat 5-0 nga skuadra që drejtohej nga Pep Guardiola.
Ndeshja e 29 nëntorit 2010 ishte shikuar nga 400 milionë njerëz nga e gjithë bota dhe padyshim se ishte turpërimi më i madh i strategut portugez, raporton Telegrafi.
Të shtunën, dy rivalët do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, këtë herë në Ligën Premier.
Teatri i Ëndrrave do të jetë arena e derbit të Mançesterit, ku do të përballen Unitedi dhe City, të udhëhequr nga Mourinho, respektivisht Guardiola.
Pritet të shihet nëse do të përsëritet ajo që ndodhi gjashtë vjet më parë, apo do të ndodhë hakmarrja në një ligë tjetër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































