LAJMI I FUNDIT:

‘Barbiemania’ ka pushtuar botën: Këta janë emrat më të popullarizuar të foshnjave për momentin

‘Barbiemania’ ka pushtuar botën: Këta janë emrat më të popullarizuar të foshnjave për momentin
(Foto: Warner Bros)

Filmi “Barbie” bëri që lodrat legjendare plastike të jenë frymëzim për shumë emra fëmijësh.

Sipas TMZ, faqja e internetit BabyNames.com ka shënuar një rritje prej 300 për qind në kërkimet për emrin Barbie në muajin korrik. Faqja e njohur e emrave të foshnjës gjithashtu pa një rritje 200 për qind në kërkimet për Ken në të njëjtin muaj.

Ndërsa listat e eBay për kukullën Allan (të luajtur nga Michael Cera në film) u rritën në qiell pas publikimit të filmit, ende nuk ka pasur një rritje të kërkimeve për emrin Allan kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave.


Emra vajzash të frymëzuar nga Princeshat
Lexo po ashtu Emra vajzash të frymëzuar nga Princeshat

“Askush nuk e kërkon Allanin e mjetë, sepse kërkimet për emrin e tij nuk janë rritur”, ka thënë themeluesja dhe shefja ekzekutive e Babynames.com, Jennifer Moss, për FOX 35 Neës.

Sipas faqes së internetit, Barbie do të thotë “e huaj” ndërsa Ken do të thotë “i bukur”. Ruth Handler, krijuesja e Barbie, e emëroi kukullën ikonike sipas vajzës së saj, Barbara, ajo gjithashtu e quajti Ken sipas djalit të saj, Kenneth.

Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, emri Barbie u bë i njohur në Shtetet e Bashkuara pasi kukulla u publikua për herë të parë në vitin 1959. Midis 70 dhe 100 foshnjave për një milion u emëruan Barbie deri në mes të viteve të gjashtëdhjeta, me emrin që arriti kulmin e popullaritetit në vitin 1964.

"Barbie" shkruan historinë - bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime
Lexo po ashtu "Barbie" shkruan historinë - bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime

Kenneth ose Ken kulmin e popullaritetit e arriti në vitin 1963 duke u bërë ndër 25 emrat më të njohur për djemtë.

Ndryshe, filmi “Barbie” ka tejkaluar një miliard dollarë përfitime në arkat botërore vetëm 17 ditë pas publikimit dhe tani është realizimi më i shpejtë i Warner Bros që e ka arritur këtë sukses. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Shtatzëna
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kalo në kategori