Nuk ka zgjatur shumë epërsia e Interit në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillës.

Romelu Lukaku kaloi klubin italian në epërsi në minutën e pestë me një gol të realizuar nga penalltia.


Por vetëm shtatë minuta më vonë, Sevilla arriti të barazojë rezultatin.

Jesus Navas asistoi për mrekulli nga krahu i djathtë, ndërsa sulmuesi Luuk De Jong shënoi një gol të bukur me kokë për 1-1.

Dy skuadrat po bëjnë një ndeshje të madhe në Koln, teksa pritet spektakël deri në fundin e ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app