Në shkurt të vitit 2022 në Frashër të Mitrovicës janë ndërtuar dy lagje që synonin strehimin e personave që gjendjen sociale e kanë të rëndë. Njërën lagje e ka ndërtuar shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me humanistin Halil Kastrati, e tjetrën e ka ndërtuar shteti i Katarit, shtëpi këto që i menaxhon komuna e Mitrovicës.
Në këto lagje jetojnë afro 100 banorë e që shumica janë persona me aftësi të kufizuara, disa të tjerë përballen me probleme të shëndetit mendor, e disa të tjerë ballafaqohen me sëmundje të ndryshme kronike, e të cilët për të qenë pjesë e këtyre lagjeve kanë nënshkruar kontrata, shkruan Telegrafi.
Banorët që donin të ishin anonim, për Telegrafin, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke thënë se Komuna e Mitrovicës po u kërkon ta bëjnë pagesën e qirasë. E, kjo sipas tyre është një problematikë e madhe sepse jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe pagesa e qirasë për ta është gati e pamundur.
Ata thanë që 80 për qind prej tyre janë të papunë dhe se burimin e vetëm financiar e kanë asistencën sociale dhe pensionet.
Siç qytetarët kanë treguar, banorët e lagjes që është ndërtuar nga humanisti Halil Kastrati qiranë mujore e paguajnë 25 euro. Ndërsa, banorët e lagjes që e ndërtoi shteti i Katarit e paguajnë 19 euro e 70 cent.
Banorët kanë thënë se në 100 ditët e para kur kanë hyrë në shtëpitë e tyre nuk kanë pasur energji elektrike, e të cilët këtë çështje e kishin rregulluar vetë. Por, pasi e rregulluan këtë problem, sipas tyre, i’u kishte ndërprerë ndriçimi publik dhe prej asaj periudhe kohore nuk është rregulluar akoma kjo problematikë.
Tutje, banorët e këtyre lagjeve treguan se këto shtëpi nuk kishin kushte mjaftueshëm të mira dhe se vetë ata kishin bërë riparime si në dritare, mobile e tualete.
Ata theksuan se po ta dinin që duhej të bëhej pagesa e qirasë, nuk do të pranonin të jetonin në këto lagje.
Lidhur me këtë, qytetarët potencuan se kur kanë shkuar për t’i nënshkruar kontratat, zyrtarët komunal nuk i kishin lënë t’i lexonin ato dhe siç ata u shprehën, kontratat i kishin nënshkruar pa e ditur fare përmbajtjen e tyre, transmeton Telegrafi.
Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim, Edison Tërnava, lidhur me këtë çështje për Telegrafin ka thënë se banorët e këtyre lagjeve janë bërë me përzgjedhjen në bazë të konkursit dhe komisionin e përzgjedhjes.
Tërnava ka thënë se qytetarët i kanë lexuar kontratat dhe pas leximit të tyre, ata janë ankuar për pagesën e qirasë që ka qenë 50 euro. Sipas tij, me kërkesën e qytetarëve kanë kërkuar në Kuvend të hiqet pjesa e pagesës, por, sipas tij, ligji i’u ka mundësuar lehtësimin e pagesës dhe kanë vendosur që banorët të paguajnë qiranë vetëm 25 euro.
Ai ka thënë se këto kontrata janë dyvjeçare dhe çdo dy vjet komisioni del në terren dhe kontrollon nëse është përmirësuar gjendja ekonomike e banorëve.
“Prona është komunale, objektet janë bashkëfinancim, asnjëherë nuk është diskutuar nga fillimi i këtij projekti se shtëpitë do t’u jepen përgjithmonë ndonjë banori. Kontrata ka qenë shumë korrekte, nuk është e vërtetë që nuk e kanë lexuar, e kanë lexuar shumë qartë”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se banorët nuk kanë proceduar me pagesën e qirasë deri në qershorin e këtij viti.
Tërnava ka thënë tutje se tash janë në fazën ku dhe pak duhet të bëhet renovimi i këtyre kontratave.
“Kemi raste të rënda sociale që janë edhe të papunë, ku Komuna duhet të ju ndihmojë me ndihma, mirëpo është e domosdoshme që kontratat të plotësohen edhe prej anës së kontraktuesve”, ka shtuar drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Mitrovicës.
Për çështjen e mungesës së energjisë elektrike në 100 ditët e para dhe ndriçimit publik, Tërnava është shprehur se nuk është e vërtetë që këtë problem e kanë zgjedhur banorët, transmeton Telegrafi.
“Është çështje që neve proceduralisht na ka zgjatur gjashtë muaj në kontakt të drejtpërdrejt me KEDS-in. Mirëpo, pas rregullimit të çështjes së energjisë elektrike, kemi hasur problematika në ndriçimin publik ku në gjuhën popullore ka pasur ‘lidhje të shkurtë’ me disa shtëpi të lagjes së Halil Kastrati me disa prej ndriçimeve të brendshme të shtëpive, e që kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me ndriçimin publik. 12-13 shtëpi e kanë problemin që kur lëshohet ndriçimi publik, disa drita nuk iu ndizen, është çështje që duhet të rregullohet”, ka shtuar tutje ai, duke theksuar se nuk kanë pasur mundësi juridike e as kontraktuale për të ndërhyrë në këtë problem.
Tutje, Tërnava është shprehur optimist se së shpejti do të rregullohet çështja e ndriçimit publik.
Gjersa për çështjen e papunësisë, ai ka treguar se Komuna e Mitrovicës i ka institucionet përkatëse që merren me integrimin e të papunëve, siç është Zyra për Punësim. E që sipas informatave që kishte Tërnava, kërkesat në këtë zyre janë shumë të vogla.
“Kërkesat janë shumë të vogla dhe problemi kryesor është tek përzgjedhja e punës. Kërkojnë punë të lehtë me pagesë të lartë. Duhet të kuptohet që komuna nuk mund t’i punësojë të gjithë qytetarët në sektorin publik, duhet të fuqizohet edhe sektori privat. Duhet të bëhen kërkesa për punësim edhe në sektorin privat, gjë që tek ne tash është në ngecje”, ka përfunduar drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Mitrovicës Veriore njofton se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Mosmarrëveshje në trafik, pesë persona shoqërohen në stacionin policor në veri të Mitrovicës

Përurohet libri “Fatimja përkrah” i autorit Hamit Gurguri

Bota në prag të një lufte të re

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'