ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar banorët e lagjes Sofalia që të përdorin ujin e pijshëm me kujdes dhe përgjegjësi, për shkak të rritjes së konsumit gjatë sezonit veror.

Me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët, është e domosdoshme shmangia e shpenzimeve të panevojshme dhe përdorimi racional i ujit të pijshëm.


Qytetarëve u kërkohet të mos përdorin ujin e pijshëm për ujitjen e oborreve, kopshteve dhe sipërfaqeve të gjelbra, larjen e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të tjera publike apo private, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë, lënien e çezmave të hapura pa nevojë, çdo formë tjetër të keqpërdorimit apo shpenzimit të panevojshëm të ujit.

"Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/